web counter

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me thikë një person në Elbasan

27 Janar 2022, 15:42, Kronika CNA
Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me thikë një

Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan pasditen e sotme.

Sipas informacionit të policisë, ky shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten me thikë.

“Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga