Celibashi thirrje kryetarëve të njësive vendore/"Lajmëroni me shkrim zgjedhësit"

27 Janar 2022, 13:44, Politikë CNA
Celibashi thirrje kryetarëve të njësive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi i rikujton kryetarëve të njësive të qeverisjes

vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 Mars 2022, detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhësve të shpallur tashmë nga zyrat e gjendes civile për qendrat e votimit.

Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.

Zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars zhvillohen në një kohë të shkurtër, ndaj kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet ta përmbushin këtë detyrim sa më parë, në mënyrë që zgjedhësit të kenë kohën e mjaftueshme për tu njohur me informacionin e nevojshëm zgjedhor.

Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore me përmbushjen e këtij detyrimi që u buron nga Kodi Zgjedhor, duhet të raportojnë në KQZ të paktën një herë në javë. Mos njoftimi me shkrim i zgjëdhësve dhe mos raportimi në KQZ, sanksionohet me masë administrative nga Kodi Zgjedhor./CNA.al

Lajmet e fundit nga