Buzëqesh Milani, Ibrahimovic gati për derbin me Interin

27 Janar 2022, 08:45, Sport CNA
Buzëqesh Milani, Ibrahimovic gati për derbin me Interin

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë gati për derbin ndaj Interit.

Sulmuesi suedez pasi pësoi një dëmtim në ?Tendinën e Akilit? në ndeshjen kundër Juventusit ku u zëvendësua në minutën e 28?, mund të jetë i gatshëm për Stefano Piolin për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, e cila mund të rezultojë vendimtare për fatin e titullit kampion për kuqezinjtë.

Ibrahimoviç ka kryer stërvitje individuale dhe në ?Milanello? ka optimizëm se 40-vjeçari do të jetë që nga minuta e parë ndaj zikaltërve të Simone Inzagit.

Ai iu nënshtrua terapive dhe kontrolleve të zakonshme nga stafi mjekësor, por pa hasur në asnjë shqetësim nga ana e këtij të fundit, duke bërë tifozët e Milanit të shpresojnë që lojtari i tyre kryesor të jetë i gatshëm ndaj ?kushërinjve? të Interit.

Lajmet e fundit nga