
Pronarja shet shtëpinë 72 milionë Lekë/ Noterja Rezarta Koçi i vjedh paratë dhe zhduket
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për note...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, nesër pritet të ketë një seancë gjyqësore në lidhje me një denoncim të bërë në vitin 2020 nga CNA.al, por edhe një kallëzim të bërë nga shtetasi Andon Dhima, në lidhje me një falsifikim të ndodhur në vitin 2015 mbi shitjen e një pronësie, e cila është bërë për një vlerë 30 mijë euro, ndërsa në treg ajo kushtonte të paktën 300-400 mijë euro. Po kaq apo ndoshta dhe më shumë, është vlera edhe sot. (Lexo këtu)
Gjithësesi pas një kallëzimi nga Andon Dhima në lidhje me falsifikimin e bërë në zyrën noteriale të Violeta Sulkaj, ku sipas të gjitha të dhënave rezulton se vajza e Ben Blushit, N.B. gjatë kohës së firmosjes së kësaj kontrate shitjeje në prani të noteres, siç thotë vetë noterja Violeta Sulkaj, ajo ndodhej jashtë Shqipërisë.(Lexo këtu)
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ajo ka dalë në muajin prill dhe është kthyer në muajin qershor 2015. Ndërkohë që kontrata është firmosur në muajin maj.
Ndërkohë që për këtë çështje dhe për këtë firmosje kontrate, Andon Dhima ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, pas denoncimit nga CNA.al.
Në të njëjtën kohë filloi një hetim edhe ministria e Drejtësisë, e cila nëpërmjet kleçkave ligjore tha se kishin kaluar pesë vite nga falsifikimi dhe nuk mund të kishin një hetim të mëtejshëm për noteren.
Pra, noterja mund të falsifikonte dokumenta, mund të bënte shkresa ku thotë se ?personi është prezent tek unë?, por ai ndodhej në Angli, në Itali, apo në Gjermani, dhe pasi kalonin pesë vite dhe qytetari nuk e merr vesh, noterja është e pafajshme, sipas Ministrisë së Drejtësisë.
Mesa duket në të njëjtën situatë ndodhet dhe Prokuroria, apo gjykatësja Shefike Demiraj, e cila duhet të vendosë nesër drejtësi.
Cila do jetë drejtësia e Shefike Demiraj?
A do merret peng nga Ben Blushi? Apo nga baxhanaku i tij i cili ndodhet në Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe? Për të dhënë drejtësi apo për ta mbyllur dosjen, për ta pushuar çështjen?
Prokuroria ka kërkuar që çështja të pushohet, pa kryer hetimet, pa kryer verifikimet, pa verifikuar firmën e vajzës së Ben Blushit, N.B., është apo nuk është ajo. Pa verifikuar në TIMS minimalisht, për të hyrë dhe për të parë a është e vërtetë që N.Blushi ka ikur në prill dhe është kthyer në qershor.
Pra, datën e firmosjes së kontratës ka qënë jashtë vendit.
Këto dy aspekte të Prokurorisë që duheshin hetuar.
Dhe një dosje e pa hetuar po çohet në gjykatë, pasi është ajo që I udhëheq hetimet. Dhe gjykatësja Shefike Demiraj ka në dorë të tregojë nesër, a do jetë “peng” apo do bëjë drejtësi?
A do lejojë Shefike Demiraj të bëhen hetimet deri në fund?
Pra, të urdhërojë prokurorët të verifikojnë systemin TIMS. Të urdhërojë prokurorët të bëjnë ekspertizën e firmës së vajzës. Megjithëse ajo është vënë në momentin që nuk ka qënë në Shqipëri.
Kush e ka falsifikuar firmën e N.Blushit?
Këtë pyetje duhet t?i bëjë vetes gjykatësja dhe prokurori. Këtë pyetje duhet t?i bëjnë vetes të gjithë ata që janë pjesë e hetimit.
Mjafton t?i marrësh të dhënat e sistemit TIMS, dhe e kupton se çfarë ka ndodhur në maj të vitit 2015, ku është falsifikuar firma e N.Blushit.
Nuk mund t?i justifikojë se kanë kaluar 5, 6 apo 7 vite, qoftë edhe 10.
Është kapur një notere në një document të falsifikuar, ku ka firmosur një person i cili nuk ndodhej atje. Por, ndodhej jashtë Shqipërisë. Pra, firma i është falsifikuar.
Dhe për këtë gjyqtarja Shefike Demiraj, nuk mund të mbyllë sytë.
Nuk mund të mbyllë sytë për shkak se përballë ka një ish-politikan apo një ish-drejtor mediash, si Ben Blushi. Një influencues në jetën publike.
Nuk mund të mbyllë sytë sepse një kolegu i saj, baxhanaku i Ben Blushit ndodhet në Gjykatën e Lartë.
Dhe ndoshta duhet të bëjmë ?qoka? apo ndere në rrethet shoqërore me apo pa ndërhyrje.
Është momenti për të zbardhur të vërtetën. Është momenti që të kuptojmë se Shefike Demiraj është gjyqtarja që do vërë drejtësinë në vend.
Pra, do t?u thotë shqiptarëve ?Po, të hetohet dhe të shikojmë të vërtetën e kësaj ngjarje, ka apo nuk ka falsifikim. Të shikojmë të vërtetën e kësaj ngjarje ka apo nuk ka përgjegjësi noterja dhe kush ka guxuar që të firmosë në emër të një vajze 20-vjeçare. T?i falsifikojë firmën. Brenda në zyrën e noteres.?
Është noterja, familjarët e vajzës, apo dikush tjetër?
Dhe gjykatësja nuk mund të lejojë që të mbyllen këto hetime. Por, duhet të kërkojë të zbardhet e vërteta, thjeshtë dhe vetëm të hetohet. Të zbardhet e vërteta.
Drejtësia nuk mund të shërbejë për t?i mbyllur gojën të vërtetës.
Drejtësia nuk mund të shërbejë për të mbyllur dosjet e falsifikimeve.
Drejtësia nuk mund të shërbejë si qokë.
Por, duhet të hetohet dhe shqiptarët të mësojnë atë që ka ndodhur.
Kush është falsifikatori?
Cila është përgjegjësia e noteres?
Dhe më tej, përgjegjësit të shkojnë përpara ligjit për të mbyllur një herë e mirë një kapitull në historinë e Shqipërisë, se dikush mund të falsifikojë, mund të krijojë skema e skenarë, sepse ka pasë në dorë pushtet politik dhe mediatik, e dosjet mund të mbyllen nga drejtësia. Jo, kjo nuk mund të ndodhë më.
Një herë e mirë duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që krijojnë skema e skenarë falsifikimi për njerëz që nuk ndodhen në Shqipëri, por ndodhen jashtë. E më pas me procedura teknike ligjore kërkojnë t?i nxjerrin të pafajshëm falsifikatorët duke përdorur afatet kohore.
Është kriminale dhe ndoshta nesër do të shohim nëpërmjet vendimit që do të japë gjyqtarja, jo pa eksperiencë, Shefike Demiraj. E cila duhet të na tregojë cila është e vërteta, ajo që mbyllen dosjet pa u hetuar apo duke hetuar dhe ndëshkuar falsifikatorët./CNA.al
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën
Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!
Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për note...
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Nga Klodian Tomorri Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet nj...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që n...
Në datën 12 janar 2022, emisioni Fiks Fare transmetoi denonc...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak prob...
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtë...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohe...
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Ndodh edhe kështu. Mjafton ti përkasësh një force politike, ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ndërtues, i ci...
Rreth dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e av...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...