LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ketë ndryshim të Maturës Shtetërore?/ Kushi jep përgjigjen

27 Janar 2022, 19:35, Sociale CNA
A do ketë ndryshim të Maturës Shtetërore?/ Kushi jep

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se deklaratat e saj mbi ndryshimet në Maturën Shtetërore janë keqkuptuar.

E ftuar në studion e ?Debat? nga Alba Alishani, në A2 CNN Kushi sqaroi edhe një herë se si qëndron e vërteta e deklaratës që ajo ka bërë.

?Ka një keqkuptim të asaj që kam deklaruar unë, gjatë një takimi për të prezantuar rezultatet e Maturës Shtetërore të vitit 2021. Nisur nga problematikat që janë shfaqur në provime të caktuara, ngritëm një grup pune të gjerë me ekspertë për të bërë një analizë të të gjithë Maturës. Por, ndryshimet nuk janë për këtë vit. Unë thashë atë ditë se ne jemi të gatshëm që nëse nga grupi i punës rezulton që Matura Shtetërore duhet të reformohet, jemi të gatshëm për ta ndërmarrë këtë proces?, sqaroi Kushi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga