LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat rriten me 3 gradë/ Largohet i ftohti polar

26 Janar 2022, 07:12, Sociale CNA
Temperaturat rriten me 3 gradë/ Largohet i ftohti polar

Masa ajrore me origjinë nga Poli i Veriut do të filloj të largohet gradualisht duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy ekstremet ditore.

Moti i qëndrueshme në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga