LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna në Shkodër/ Dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

26 Janar 2022, 19:35, Kronika CNA
Të shtëna në Shkodër/ Dy vëllezër i shkojnë

Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një sherri për pronën.

Sipas njoftimit te policise, më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga