LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria udhëhiqet nga Cosa Nostra”/ Evi Kokalari: Më sulmuan egërsisht

26 Janar 2022, 08:03, Politikë CNA
“Shqipëria udhëhiqet nga Cosa Nostra”/ Evi Kokalari:

Aktivistja Evi Kokalari me anë të një postimi në rrjete sociale, shprehet se  vijon t?i qëndrojë asaj që ka thënë më herët se PD-ja e Lulzim Bashës, është një shtojcë e PS-së.

Kokalari ka risjellë në vëmendje kohën kur e ka bërë këtë deklaratë dhe për pasojë është sulmuar egërsisht.

?Nuk kam ndërmënd t?ju them që ju thashë për Veliajn, se shumë e kanë të qartë, ama kam që në Maj që ju them se PD-ja e Lulzim Bashas ishte një shtojcë e PS-së.

Mbaj mënd shumë nga këta kundërshtarët e paepur të Lulit tashti, më sulmuan egër në atë kohë. Personalisht, thjeshtë kisha pyetje si do i fitonte Luli zgjedhjet e 25 Prillit me një fushatë aq të dobët.

Në atë kohë i thashë disa miqve,  ‘ky o është budalla ose di diçka që ne nuk e dimë’. Rezultoj e dyta?, shkruan Kokalari.

Sipas saj, të paktën tashmë s?ka më maska dhe një gjë është e qartës e Shqipëria udhëhiqet nga Cosa Nostra./CNA.al

Lajmet e fundit nga