
Përmbarimi dhe ASHK-ja i heqin pronën kreditores edhe pse e kishte me vendim gjykate
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për noteren Rezarta Koçi, e cila ka marrë paratë që ishin kaluar në llogari për shitjen e një shtëpie.
Qytetarja Drita Sula tregon se në Shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi. Kontrata e shit-blerjes u bë tek noterja Rezarta Koçi. Shuma prej 72 milionë Lekësh që u shit shtëpia kaloi tek llogaria e noteres, sipas ligjit, dhe më pas paratë duhet të kalonin në llogarinë bankare të shitësi brenda 24 orësh.
Por kjo nuk ndodhi. Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet se blerësi i kishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar. Në këtë moment bën denoncim në polici dhe në prokurori, ku çështja po ndiqet nga prokurori Albi Lulja.
Drita Sula: ?Kisha një shtëpi në Yzberisht dhe e kam shitur vjet në 2 Shkurt 2021 tek notere Rezarta Koçi e cila na bëri gjithë praktikat dhe ia shiti Ervin Qirjaqit për 72 milionë Lekë. Ne e shitëm shtëpinë, dhamë hipotekën, dhe ajo bëri ndërrimin e emrit dhe do e çonte në Kadastër ku bëhen këto dokumente. Blerësi kaloi 72 milionë Lekë në llogarinë e noteres e cila duhet t?i kalonte brenda 24 orëve në llogarinë time. Me blerësin nuk patëm asnjë problem, na shkoi shumë mirë se lekët i hodhi të gjitha në llogarinë e noteres, por konflikti fillon me noteren që na mori 72 milionë Lekë duke shpërfillur ligjin. Mirë noterja që e bëri këtë muhabet, po bankat? Më duket absurde që si e lejojnë të marrin lekët nga llogaria jonë kur janë për shit-blerje të shtëpisë, së pasurisë time. Pasi kaloi 24-orëshi i hedhjes së lekëve në llogarinë tonë, pamë që nuk po kalonin, u shqetësuam edhe u lidhëm me telefona me noteren. Tha që blerësit nuk kanë kaluar lekët akoma në llogarinë e noteres. Pastaj kaluan ditët, javët, muajt, jo jam e bllokuar, kam probleme me gjyqin, më kanë hequr licencën, jam me corona. Mbylli telefonatat dhe nuk kemi asnjë lidhje. Nga Shkurti i 2021 që unë shita shtëpinë, vetëm justifikime, gënjeshtra, mashtrime, mbyll telefonat, edhe asnjë gjë.
Nga rrethanat që u bënë në këtë mënyrë, u detyrova të marr avokat që të më ndihmojë se bankat nuk na jepnin përgjigje në mënyrë personale. Nuk pranojnë që është faj i tyre. Faji ngelet mes noteres dhe bankave. Bankat lejuan që noterja lekët që ishin destinuar për ne i ka kaluar në llogarinë e njerëzve të tjerë. Dhe noterja dhe bankat janë fajtore. Duke qenë se banka lejoi noteren që të ketë akses në llogarinë bankare, këto lekë le të m?i japi banka se për këtë e kemi paguar shërbimin e bankës që të na ruajë lekët që t?i kemi të sigurta, se nuk jemi më në kohën që i mbanim lekët poshtë dyshekut apo poshtë jastëkut. Bashkë me avokatin, në Qershor kemi bërë denoncim në polici për këtë çështje. Policia e kaloi procedurën në Prokurori, dhe prokurori i kësaj çështje është Albi Lulja. Akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Do shohim dhe do hapim dhe gjyq pastaj se nuk kemi zgjidhje tjetër. Ironia e këtij problemi është që noterja nuk është se neve s?na i njeh lekët, na ka lëshuar dhe deklaratë noteriale që ajo ka bërë tek një notere tjetër që e njeh 72 milionëshin tonë që na ka marrë. Jemi as në qiell as në tokë?.
Emisioni ?Stop? ka mësuar se noterja Rezarta Koçi është akuzuar edhe për disa mashtrime të tjera të këtij lloji. Kujtojmë se pak muaj më parë, noteres Rezarta Koçi i ishte vendosur eksploziv poshtë makinës së parkuar në lagjen ?Komuna e Parisit? në Tiranë.
Fatmir Laçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve, shprehet se ky institucion ia hoqi licencën noteres. Një urdhër i tillë është dhënë nga ministri i Drejtësisë në atë kohë.
Por noterja Rezarta Koçi e rifitoi licencën përmes një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës. Vetë noterja Rezarta Koçi nuk gjendet, pasi edhe në adresën që ka deklaruar, shkruhet se ambienti jepet me qira.
?Në kuadrin e një hetimi që është bërë, bordi disiplinor vendosi që t?i heqë licencën. Po ashtu, edhe një urdhër i ministrit. Më pas, me të drejtën e saj, ajo i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtën e licencës. Aktualisht, noterja ka licencë. Edhe ne jemi në dijeni që nga adresa ekzistuese ajo ka lëvizur dhe nuk është më në atë zyrë. Si rregull, menjëherë me marrjen e licencës çdo noter është i detyruar të komunikojë me Dhomën Kombëtare të Noterëve, po ashtu edhe Ministrinë e Drejtësisë, vendndodhjen ku ka selinë dhe zyrën e vetë. Faktikisht edhe ne nuk e dimë ku ka filluar punë. Por tani duhet bashkarisht, edhe ne si Dhomë, por edhe Ministria e Drejtësisë të kontaktojmë për të gjetur ku ka zyrën e saj?, thotë Fatmir Leçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve. /tvklan.al
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Nga Klodian Tomorri Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet nj...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që n...
Në datën 12 janar 2022, emisioni Fiks Fare transmetoi denonc...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak prob...
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtë...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohe...
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Ndodh edhe kështu. Mjafton ti përkasësh një force politike, ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ndërtues, i ci...
Rreth dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e av...
Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, pë...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...