Përmbarimi dhe ASHK-ja i heqin pronën kreditores edhe pse e kishte me vendim gjykate

26 Janar 2022, 21:29, Denoncim CNA
Përmbarimi dhe ASHK-ja i heqin pronën kreditores edhe pse e kishte me

Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejtësi të bërë nga përmbarimi dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Ajo u tregon gazetarëve se pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj me vendim gjykate u bë edhe përpjesëtimi i pasurisë. Një dyqan u la në emër të saj, ndërsa shtëpia që kishte dhe vlerë më të madhe u vendos që të kalonte në emër të ish bashkëshortit të saj, por pasi ky i fundit t?i jepte shumën prej 27 milion lekëve të vjetra znj. Qanie.

Dyqani u regjistrua në emër të zonjës ndërsa shtëpia ishte në emër të të dyve deri në momenti e pagimit të lekëve nga ana e ish bashkëshortit. Këtë vendim të gjykatës znj. Qanie e dorëzoi në Zyrën e Përmbarimit Vlorë në maj të vitit 2020 dhe për veprimet përmbarimore pagoi 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Ajo i ka kërkuar që përmbaruesi të vendoste sekuestro mbi pronën që ajo të mos tjetërsohej, por përmbaruesi nuk e ka bërë. Ish bashkëshorti ka përfituar nga kjo gjë duke shkuar në ASHK dhe ka tjetërsuar shtëpinë që ishte në emër të të dyve duke e kthyer në emrin e tij pa shlyer shumën prej 27 milion sipas vendimit të gjykatës.Në muajin gusht zotëria e regjistroi pronën në emër të tij ndërsa në muajin shtator me një akt dhurimi tek noterja pronën ja ka dhuruar babait të tij. Ndërkohë znj. Qanie thotë se përveçse ka probleme me pensionin e ushqimit është kryefamiljare dhe ka mbetur pa shtëpi.

ASHK-ja qendrore gjatë inspektimit që bëri gjeti parregullsi duke marrë masa për punonjësin, por qytetares nuk ju dha zgjidhje ndaj ajo i ridrejtohet gjykatës.

Qytetarja takon përmbaruesin i cili justifikohet duke thënë se nuk mendonte se prona mund të tjetërsohej.Qytetarja shkon edhe tek noterja e cila fajëson përmbaruesin që nuk ka bllokuar pronën. Ndërsa për tjetërsimin e pronës noterja thotë se e kam gjetur pronë të lirë dhe akti i dhurimit mund të kryhej normalisht.Qytetarja shkon edhe tek kadastra ku nuk i japin përgjigje, por i thonë që të shkojë ditën kur është takimi me qytetarët. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë përmbaruesin Fitim Kociaj që është njëkohësisht kryetar i Përmbarimit Vlorë.Ai thotë se për rastin në fjalë janë kryer të gjitha procedurat apo sekuestrot e pasurive në banka po për shtëpinë nuk është bërë bllokim, pasi duke qenë pronë e përbashkët nuk ka patur mundësi tjetërsimi.

Gjithashtu thotë se përgjegjësit duhet të shkojnë para ligjit dhe se është ngritur padi për ASHK-në dhe pavlefshmërinë e aktit të noteres. Gazetarët e pyesin se përse kartela u kërkua nga ASHK-ja në dhjetor kur çështja tek ai ishte në maj? Ai thotë se pavarësisht se nuk ka një dokument zyrtar i është kërkuar zonjës pagesa për nxjerrjen në ankand, por nuk e ka bërë. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kadastrën Vlorë. Drejtori u komunikon nëpërmjet rojës se duhet të shkojnë javës tjetër pasi situata është e rënduar nga covid 19. Pavarësisht se për punonjësit u mor masë, për zonjën nuk po bëhet asgjë. Përse nuk rregullohet pasaktësia në të njëjtën kohë kur i jepet e drejta qytetares? Gazetarët e Fiksit shkuan dhe në drejtorinë qendrore të kadastrës nga e cila nuk morën përgjigje./tch

Lajmet e fundit nga