
Tjetër sherr brenda stadiumit/ Tifozët zihen me shqelma dhe grushta
Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda stadiumi...
Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda stadiumi...
Lidhjet e Irfan Hysenbelliut me Rilindjen dhe pazaret e pronarëve të medias si klientelë e qeverisë nuk janë të rastësishme.
CNA.al ka raportuar shpesh lidhjet e Irfan Hysenbelliut me Qeverinë dhe përfitimet apo përdorimin prej saj. Së fundi Rilindja ka si përfaqësues të saj në mediat e Irfanit, Alfred Pezën ish-gazetarin që u kap si milioner me aksione në një bankë të nivelit të dytë, sekretari Edi Ramës, politikan i Partisë Socialiste, ish-deputet i saj, është sot drejtor i medias Panorama.
Tani po sjellim një rast tjetër, kur media dhe pushteti çiftohen.
Dekania e Fakultetit juridik në Universiteti “Luarasi”, në universitetin e Irfan Hysenbelliut, Rezana Konomi është zgjedhur në shkelje të ligjit, anëtare e Komisionit te Konkurrencës.
CNA.al po sjell faktin se personi që ka 7 vjet dekane në universitetin e Irfan Hysenbelliut është zgjedhur në kundërshtim me ligjin zgjedhor në institucionin e Komisionit të Konkurencës.
Po si është zgjedhur dhe kush ia zgjedh njerëzit Irfan Hysenbelliut?
Irfan Hysenbelliu njihet për lidhjen e ngushtë me Taulant Ballën, me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Zonja Konomi është zgjedhur nga Taulant Balla, kandidatura ka kaluar nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe ka pasur gjithë mbështetjen e duhur megjithsë ka pasur problem të shkeljes së ligjit në zgjedhjen e saj.
Konomi u zgjodh anëtare e Komisionit te Konkurrencës, me 11 Tetor 2021, me votat e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Pas zgjedhjes kujtojmë se ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, që deklaroi se Rezana Konomi është kandidatura që ka marrë shumicën e votave nga Partia Socialiste për t’u zgjedhur si anëtare e Komisionit të Konkurencës.
Balla më tej për të mbuluar lidhjen me Hysenbelliun dhe gjithë prapaskenat, tha se Konomi ishte zgjedhur për shkak të arsimimit, edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme.
Pra, është Taulant Balla që ka mbështetur dhe zgjedhur njeriun e Irfanit edhe pse në kundërshtimin me ligjin, si qokë e Rilindjes për një pronar mediash.
Për atë që ka dyshime ju kujtojmë se miqësia Balla-Hysenbelliu është mjaft e thellë, tek Irfani bëhen edhe takimet e mëdha politike. Siç është rasti i takimit të Taulant Ballës me Erion Veliajn e Lulzim Bashën.
Irfani është famshëm për bëmat e gjëmat e tij por gjithsesi po sjellim faktin se si, dekania e fakultetit të Irfanit çohet kundërligjshëm si përfaqësuese e një institucioni shtetëror.
Një konflikt i pastër interesi, në shkelje të hapur të ligjit.
Në bazë të Ligjit për Konfliktin e interesit thuhet se: “Në parim, çdo zyrtar është subjekt i këtij ligji nëse ai ka një rol të caktuar në vendimmarrjen për nxjerrjen e një akti ose ndodhet në një funksion publik të caktuar. Gjithashtu, çdo institucion shtetëror, çdo organ ose subjekt i krijuar ose i kontrolluar nga një institucion shtetëror, janë subjekte të këtij ligji.
CNA.al do të sjellë të plotë investigimin në lidhje me këtë rast, ditët në vijim.
Sot po ndalemi vetëm tek faktin se si dekania e Irfanit është bërë anëtare e Autoritetit të Konkurecës, me mbështyetjen e Taulant Ballës dhe Rilindjes./CNA.al
Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia mori sot zyrtarisht detyrën ...
Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shk...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës ng...
Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura.N...
Bordi i Presidencës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka m...
Deputeti i PS-së Erion Braçe, ka dalë sot dhe ka akuz...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka dalë s...
Detaje të reja kanë dalë në skenën e vjedhjes në banesën e l...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje të Athinës n...
Në intervistë ekskluzive për DW, Lidija Prokiç, drejt...
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj për...
Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar ngjarjen e mbrëmjen se...
Ish-nënkryetari i FRD-së, Lisandër Hoxha është përfshirë në ...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Arlen Hasanajn, autori...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dyshuar të v...
Ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit në Ekuador ka rikthyer në s...
Drejtor Juridik i FSHF, Alban Myftari thotë se Bashkia e Tir...
Lulzim Basha vijon të braktiset nga demokratët në mënyrë mas...
Gjergji Vurmo, hulumtues nga “Instituti për demokraci dhe nd...
Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer si rrallë herë jetën e tij p...
Foto ilustruese Finalizohet operacioni policor i koduar...
Foto nga vendngjarja Një autobus ka marrë fla...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, gjatë së ci...
Nga Anduena LlabaniZbulohen detaje të reja nga operacioni i ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 112 Lek...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa a...
Kryqyteti shqiptar, ndoshta është kryeqyeti i vetëm në botë ...
Policia vijon të bëjë operacione të “bujshme”. Prangoset qyt...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacie...
Irfan Hysenbelliu Koncesioni i inceneratorëve, afe...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashku...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...