Nga Gjeneral  Piro AHMETAJ: Ukraina, fushebeteja e kredibilitetit të Aleancës Transatlantike (NATO & USA)

26 Janar 2022, 16:26, Opinione CNA
Nga Gjeneral  Piro AHMETAJ: Ukraina, fushebeteja e kredibilitetit të

Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferencat e Atlantic Counsil of Washington DC; mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me Presidentin e USA, Autoritetet e UK, France, Gjermani,  Poloni, Itali dhe BE; në NATO HQ dhe Munich Security Conference mbi:

“Vlerësimet e rrezikut, qëndrimet, përpjekjet diplomatike dhe prezencën në terren për ta ndalur ose përballur me kërcënimet kibernetike dhe makinerinë ushtarake të Rusisë në përpjekjet për pushtimin e Ukrahinës si dhe dominimin e hartës gjeopolitike jo vetëm në këtë rajon”!

Nga ana tjetër strategjistët mendojn? se Putini ka shkuar shumë larg dhe përtej mundësive reale që ka Rusia për të pushtuar nje ?shtet sovran? si dhe sprovuar Aleancën Transatlantike  me embicjet e tij për të  ?rivendosur/zgjeruar? kufijt e influences gjeopolitike në Ukrainë, Detin e Zi dhe me gjerë ! Kështuq? përtej përfitimeve afatshkurtra që ka arritur, do t? dështojë dhe dale i humbur në planin afatgjatë.

Së dyti, e gjithë bota ka shtangur me sytë nga pasojat e një agresioni ushtarak që do ishte një përballje fatale jo vetëm për fatet integritetit teritorial të Ukrahinës, por do të zgjerohej të sprovonte unitetin, kredibilitetin, status-quonë dhe interesat gjeopolitike të USA, NATO-s, BE, vendeve Balltike, të Detlit të Zi,  Europës Juglindore, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe jo vetëm.

Së treti, mbetem besimplotë se jo vetëm supermacia ushtarake e aleancës së USA & NATOs, por fuqia e paqes, solidaritetit, kohezionit, angazhimeve dhe vlerave të përbashkëta Euroatlantike do të përballen dhe triumfojnë mbi këtë rrezik si dhe ndaj çdo kërcënimi tjetër.

Së fundmi, nuk ka asnje mëdyshje se në këtë përballje, Republika e Shqiperise do të rreshtohet jo vetëm me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuar në krah të ShBA dhe NATO-s por edheo te kontibuoje me kapacitete shtesë në mbrojtje të sovranitetit, stabilitetit demokratik, interesave dhe vlerave demokratike në Ballkan dhe më gjerë.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik te RSh me USA si dhe Aleancën Transatlantike (NATO) !

Shënim: Marrë nga faqja fb:

Ret. Gen * Piro AHMETAJ

Seinor Expert për SK dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,,

Zv/ShShPFA dhe Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO

Lajmet e fundit nga