Klubi i Serisë A nuk gjen paqe, katër raste të reja me Covid-19

26 Janar 2022, 19:41, Sport CNA
Klubi i Serisë A nuk gjen paqe, katër raste të reja me Covid-19

Vazhdojnë rastet me Covid-19 në Serie A. Së fundmi klubi i Venezias ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se katër lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, një tjetër lojtar i infektuar më parë, tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ në testet e kryera. ?Në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 24-të të kampionatit të Serie A 2021/2022, e cila do ta shohë Venezia FC të angazhuar kundër Napolit në një ndeshje që do të luhet në stadiumin Pier Luigi Penzo, kompania njofton se katër anëtarë të klubit rezultuan pozitivë me Covid-19 pas provës molekulare të kryer ditën e djeshme.

Klubi gjithashtu ka informuar organet kompetente shëndetësore. Anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim në përputhje me procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor .

Në të njëjtën kohë, kompania komunikon negativizimin e një prej anëtarëve të saj, i cili kishte rezultuar pozitiv në javët e mëparshme.  Ai tashmë do t?i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore të gjendjes fizike për t?u ribashkuar me grupin e ekipit?, thuhej në komunikatën e klubit.

Lajmet e fundit nga