
Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit
Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual t...
Italia është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Por ekspertët dyshojnë që ryshfetet janë me të vërtetë në rënie – ato kanë gjetur rrugë të reja.
Beppe Grillo fillimisht punoi si aktor, më pas themeloi lëvizjen Pesë Yjet. Lufta kundër korrupsionit në politikë – ky ishte slogani që i siguroi atij dhe mbështetësve të tij një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Ai vetë tani është i dyshuar për korrupsion: ai me sa duket loboi për një kompani transporti për gati një çerek milion euro, prokuroria e Milanos po heton.
Alberto Vanucci, autor librash dhe politolog në Universitetin e Pizës, është i bindur se korrupsioni është i përhapur. “Korrupsioni është një fenomen që nga natyra është sekret. Duke qenë se është pothuajse gjithmonë diçka e paligjshme, protagonistët e tij priren ta mbajnë të fshehur.”
Më shumë transparencë në prokurimet publike
Zbulimi i kësaj të panjohure – ky është misioni i autoritetit antikorrupsion ANAC, i cili e ka nisur punën që nga viti 2012 dhe është pajisur me shumë para dhe pushtet. Autoriteti duhet të sigurojë që në administratën publike të respektohen të gjitha rregullat. Pikërisht në dhjetë vitet e fundit, Italia ka miratuar një sërë ligjesh kundër korrupsionit, që kanë lehtësuar kontrollet dhe kanë përforcuar sanksionet.
Transparency International e konsideron Italinë në rrugën e duhur: sipas Indeksit të saj të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ka përjetuar përmirësim të vazhdueshëm dhe të ndjeshëm. Për ANAC, transparenca është kryefjala, bashkëpunëtorët e saj këshillojnë dhe monitorojnë. Pra, korrupsioni as që duhet të jetë i mundur.
“Ne kemi një element kyç: bazën e të dhënave të prokurimeve publike. Pjesa më e madhe e shpenzimeve publike bëhet përmes kontratave. Ne jemi gjithashtu autoriteti që e rregullojmë këtë dhe falë digjitalizimit të tenderave kemi mundësinë të kontrollojmë të gjithë tenderat. Këtë mund ta bëjnë edhe të gjithë qytetarët?, shpjegon presidenti i ANAC, Giuseppe Busia, duke iu referuar faqes në internet së autoritetit: të gjithë qytetarët mund të ndjekin aty se çfarë ndodh në bashkinë e tyre dhe si shpenzohen paratë publike.
Korrupsioni u përshtatet rrethanave
Me këtë strategji, Italia po përpiqet të frenojë më tej abuzimin me pushtetin. Por në të njëjtën kohë, natyra e korrupsionit po ndryshon. Ai përshtatet me rrethanat e reja dhe ndryshon fytyrën e tij, beson Vanucci: për shembull, ryshfeti nuk u paguhen më politikanëve personalisht, por fondacioneve politike si financim formal dhe i rregullt – “Aty politikani ka një funksion kontrolli dhe për këtë arsye mund të përdorë fonde për karrierën e tij, suksesin e tij. Dhe më pas ndodh rastësisht që këta sipërmarrës përfitojnë mjaft rregullisht nga vendimet e këtij politikani?.
Kjo është ajo që e vështirëson punën e hetuesve. Kreu i ANAC Busia përmend vazhdimisht rrezikun e infiltrimit kriminal: duke pasur parasysh fondet evropiane nga fondi i rindërtimit të koronas, rreziku është veçanërisht i lartë. Italia merr rreth 200 miliardë euro.
Edhe këtu Busia insiston për parandalim. Në të njëjtën kohë, ai sheh në këtë rrezik një shans për punë panevropiane kundër korrupsionit, sepse Italia mund të aplikojë këtu modelin e zhvilluar për luftën kundër korrupsionit: “Tashmë kemi mundësinë të garantojmë transparencën se si shpenzohen paratë. Dhe kjo, përtej kufijve?./DW
Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual t...
Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fak...
Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vende...
Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare...
Partitë e koalicionit tre partiak, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP ...
Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngë...
Një gazetare e njohur turke është burgosur në pritje të një ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë ës...
Britania ka akuzuar Kremlinin se po kërkon që të vendosë një...
Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmu...
Papa Françesku ka bërë thirrje për një ditë ndërkombë...
“I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë ng...
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër ...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovi...
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken tha se Rusia do të përb...
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shq...
Katër zyrtarë, mes tyre dy deputetë të Ukrainës janë sanksio...
Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë me...
Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit tur...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...