Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

26 Janar 2022, 10:33, Kosova & Bota CNA
Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë ?lufte?.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni.

I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe foto dhe video, që tregojnë pasojat katastrofale të shpërthimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga