Foto-Atentatori i Armando Dukës/ 34 vjeçari arrestohet me të njëjtën veshje që vuri tritolin

26 Janar 2022, 07:51, Kronika CNA
Foto-Atentatori i Armando Dukës/ 34 vjeçari arrestohet me të

Arlen Hasanaj, 34 vjeç, është personi që ka vënë tritolin në portën e shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e të hënës, ndërsa Hasanaj është arrestuar një natë më parë.

34 vjeçari është arrestuar po me të njëjtën veshje që është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vënë tritolin në derën e shtëpisë së Dukës.

Hasanaj është banor në të njëjtën lagje me Dukën dhe rezulton pronar i një biznesi market.

Ende nuk ka informacione në lidhje me deklaratën e Hasanajt në Polici, se cili ishte motivi që vuri eksplozvin në banesën e Dukës.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse, fatmirësisht nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit./CNA.al

Lajmet e fundit nga