LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Turqia/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës

26 Janar 2022, 18:19, Sport CNA
E bujshme nga Turqia/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës

Ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin shihet si kandidati më i mundshëm për ta marrë drejtimin e e Kosovës.

Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Turqia. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. ?Takvim.com.tr? shkruan se shpejtë do të merret vendimi për selektorin e ri.

?Pritet me kuriozitet të mësohet se di do t?i përgjigjet ofertës Yalçin, i cili së fundi u nda nga Beshiktashi. Thuhet se takimi i krerëve të FFK-së me Ersun Yanal ka qenë mjaft pozitiv. FFK-ja do të marrë vendimin përfundimtar shpejtë dhe me shumë gjasë do të sjellë në krye të skuadrës njërin nga dy trajnerët turq?, shkruan ?takvim.com.tr?.

Yalçin sezonin e kaluar me Beshiktashin fitoi titullin dhe kupën e Turqisë. Vlen të theksohet se ditët e fundit ka qarkulluar edhe emri i trajnerit gjerman Magath. Gjasat janë të mëdha që ?dardanët? të zgjedhin një mes Yanaj dhe Yalçin. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket trajnerit të ri të Kosovës. Janë drejtuesit e FFK-së ata që do të vendosin për ?timonierin? e ri që do të zëvendësoje Beranard Shalandin e shkarkuar.

Lajmet e fundit nga