LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Bardhit ndaj presidentit/ Meta: Nuk meriton vëmendjen time  

26 Janar 2022, 20:41, Politikë CNA
Akuzat e Bardhit ndaj presidentit/ Meta: Nuk meriton vëmendjen time  

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth akuzave të Gazment Bardhi, i cili akuzon Metën se ka dekretuar zgjedhjet e 6 Marsit për të ndihmuar ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, në Euronews, meta është shprehur se Bardhi nuk e meriton vëmendjen e tij, por do të sqarojë demokratët për gënjeshtrat e qëllimshme.

?Deputeti Bardhi nuk e meriton këtë vëmendje nga ana ime, por unë kam qenë detyruara të sqaroj demokratët e ndershëm që dëgjojnë gënjeshtra të qëllimshme.

E ka thënë disa herë që Gjykata Kushtetuese vërtetë që nuk e ka bërë detyrën e saj, por ai thotë që ka thënë Gjykata Kushtetuese që nuk duhet të na vinte në lëvizje ne shoqata e bashkive që kryesohej nga zonja Voltana Ademi, por ka thënë Gjykata që duhet të na vinte presidenti. Ka qenë mashtrim. Gjykata Kushtetuese në asnjë rresht të saj nuk e ka thënë dhe nuk mund të thoshte këtë gjë dhe se presidenti nuk mund të shkonte në Gjykatën Kushtetuese për dekretet e veta se nuk ka sens. Duhet të shkonte qeveria ose partitë e prekura për dekretet e presidentit, për çfarë do shkoj unë te Gjykata Kushtetuese për ti thënë Gjykatës Kushtetuese a janë dekretet e mia?, tha Meta./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga