LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“118 milion euro për bujqësinë”/ Rama jep lajmin e mirë: 6 mijë përfitues nga garancia sovrane

26 Janar 2022, 10:55, Politikë CNA
“118 milion euro për bujqësinë”/ Rama jep lajmin e

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat, ka deklaruar se qeveria ka alokuar 118 milion euro, nga banka evropiane për të ndihmuar sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi se janë 6 mijë përfitues nga kjo garanci sovrane.

?Ka mbaruar koha e bujqësisë vetmitare. Unë dua ti bashkohem parafolësve për tu thënë të gjithë atyre që sot na ndjekin dhe për të përsëritur një mesazh nga ana jonë, që në sektorin e bujqësisë dhe të gjithë punëve të fshatit është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit dhe beson edhe te ndërveprimi me bankat.

Me bankën evropian ene alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për agrobiznesin nëpërmjet një linje kredie dhe ndarjes së riskut. Dhe ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 6 mijë përfitues nga fondi i garancisë. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit.

Vihet në dispozicion një fond tjetër për të vazhduar në këtë rrugë të kreditimit të bujqësisë. Sot Shqipëria i ka të gjitha rastet e suksesit dhe shembujt për të demonstruar jo më me fjalë por me vepra se3 cila është rruga e të ardhmes në zhvillimin rural të vendit?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga