Tritoli në banesën e Dukës/ Balla: Ligji të godasë këdo

25 Janar 2022, 11:56, Politikë CNA
Tritoli në banesën e Dukës/ Balla: Ligji të godasë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme ku një sasi tritoli u vu pranë banesës së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, Balla tha se nuk duhet politizuar dhe se institucionet janë në krye të detyrës.

?Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës.
Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo?, tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga