Tatimet kontrolle në kompanitë e Armando Dukës/ Dhoma tregtare e Durrësit: Ndalni presionin politik

25 Janar 2022, 11:26, Aktualitet CNA
Tatimet kontrolle në kompanitë e Armando Dukës/ Dhoma tregtare e

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit në një deklaratë për media, ka akuzuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve se po kryen kontrolle të orkestruara politikisht.

Duke iu referuar kontrollit tatimor në në kompanitë e Armand dhe Agron Dukës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit deklaron se një situatë e tillë ndikon negativisht në klimën e biznesit në vend.

 Deklarata e Plotë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ndoqi me shqetësim zhvillimet e ditës së hënës në kompaninë “A.I.B.A. KOMPANI” dhe biznese të tjera të vëllezërve Agron dhe Armand Duka. Kontrolli i ushtruar në këtë kompani nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve menjëherë pas zhurmës mediatike, që pasoi publikimi nga ana e FSHF-së e një audio përgjimi, ku dëgjohej kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndërsa fliste me shprehje të papërshtatshme me anëtarë të Shoqatës së Futbollit Tirana ngjante me një reagim shproporcional dhe të paramenduar.

Kontrolli i beftë dhe i komanduar i 15 tatimorëve në Kompanitë e vëllezërve Duka ndikon drejtpërsëdrejti në klimën e të bërit biznes dhe ushtrimin e sipërmarrjes së lire. Sot biznesi në Durrës, por edhe më gjerë ndihet i kërcënuar nga presioni që mund t? ushtrojë shteti dhe institucionet e tij ndaj subjekteve private.

Reagime te tilla të instancave shtetërore i pëmngjajnë një presioni publik dhe politik, që kërcënon biznesin e ndershëm për të ushtruar veprimtarinë e tij. Eksplozivi në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-se, por njëkohësisht biznesmenit Armand Duka është një ngjarje shumë e rëndë. Zbardhja sa m? parë e saj dhe ndëshkimi i autorit/ve do të përçonte tek sipërmarrja private sinjalin pozitiv se institucionet ligjzbatuese janë në mbrojtje të biznesit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës i bën apel Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të heqë dorë nga kontrollet e orkestruara dhe të zbatojë ligjin dhe dispozitat ligjore me përpikmëri, e pandikuar nga askush./CNA.al

17:24 Aktualitet

Pse Belind Këlliçi?

Të qënit ndryshe?   Jemi mësuar të dëgjojme teori por që për...

Lajmet e fundit nga