web counter

E fundit!

“Ngjarje që trondit Shqipërinë si shtet”, Agim Ademi: Duka nuk është vetëm presidenti i FSHF, është edhe anëtari i KE në UEFA

25 Janar 2022, 10:47, Sport CNA
“Ngjarje që trondit Shqipërinë si shtet”, Agim Ademi:

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ka reaguar menjëherë pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës. Kështu, Ademi është shprehur se kjo është ngjarje e rëndë për Shqipërinë si shtet pasi Duka nuk është vetëm president i FSHF, por edhe anëtar i KE në UEFA.

“I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës. Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s”, shkruan Ademi.

Lajmet e fundit nga