“Ndodh pranë vendit ku ka lindur kryeministri”/ Tritan Kalo publikon foton skandaloze, mesazhi i fortë

25 Janar 2022, 10:51, Aktualitet CNA
“Ndodh pranë vendit ku ka lindur kryeministri”/ Tritan Kalo

Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo i është drejtuar me mesazhe të forta klasës politike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto që tregon qytetarë që flenë jashtë, me gjithë temperaturat e ulëta që kanë ?mbërthyer? vendin.

Kalo thekson se kjo ndodh pikërisht ngjitur me shkallën ku ka lindur kryeministri ynë.

?Kohë kovidiane?.25.01.2022?Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri?Ndërkohë që ?lukunia pusht-shtetbërëse? çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e ?tortës buxhetore?, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtme?.MENDONI e VEPRONI edhe për ta?.

Vendi ku janë ?strehuar? është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës ?Musine Kokalari?, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin ?Zhan D?Ark??.31 vite ?qenëzënie? për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë ?politiqenët? tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja?.KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi?.Janë vëllezërit e motrat tona?.Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!?-shkruan Kalo./CNA.al

17:24 Aktualitet

Pse Belind Këlliçi?

Të qënit ndryshe?   Jemi mësuar të dëgjojme teori por që për...

Lajmet e fundit nga