“Ky banor nuk del kurrë”/ Monika e humbet besimin tek Top Channel

25 Janar 2022, 12:25, Lifestyle CNA
“Ky banor nuk del kurrë”/ Monika e humbet besimin tek Top

Dihet që marrëdhëniet mes Ilirit dhe Monikës nuk janë shumë të mira. Ata kanë disa javë që fitojnë shumë vëmendje në Big Brother duke bërë lojëra fjalësh me njëri-tjetrin. Mbeten rivalë të fortë dhe kjo nuk diskutohet.

Iliri nuk e fsheh që e do jashtë Monikën, sepse nuk e toleron dot. Po kjo nuk është një arsye e fortë që Monika të dalë, sepse normalisht në atë shtëpi duhet të dalë kush votohet nga publiku dhe jo kush ka qejf balerini i njohur.

Dje, duke gatuar një byrek në kuzhinë, pasi pati përplasje me Ilirin i cili i flaku në plehra spinaqin dhe ia nxori sërish nga prehrat duke ia çuar në kuzhinë, Monika bisedoi me Enxhelin për nominimin. Arsyeja dihet. Këtë javë ajo është përballë Arbrit dhe ka frikë mos del.

Arbri është ?i mbrojturi? i Ilirit, por edhe në qoftë se nuk do ishte Arbri, do ishte kushdo tjetër që mund të ishte në nominim me Monikën, pasi Iliri nuk e duron dot më. Kjo nuk do shumë mend as kalem. Balerini është kundërpërgjigjur shpeshherë provokimeve të saj, por pa humbur durimin.

?Më fal, po të thuash hedhim Enxhelin në nominim, të dalë Enxheli me mua (duke iu referuar Ilirit) më fal?eliminimi nga shtëpia është ekzekutim?, u shpreh Monika duke bërë paralelizëm mbi atë që Iliri kërkoi para disa ditësh, dmth të nxirrnin në nominim Monikën me veten e tij, sepse e do jashtë shtëpisë.

?Mund të dalë ai?, ia kthen Enxhel. ?Ai nuk del zemra ime?, thotë Monika me shumë bindje. ?Ta garantoj që nuk del, sepse e kam këtë bindje që në fillim. Kur të dalim, të them unë pse?, përfundon Monika.

Monika që në javët e para aludonte se në qoftë se dilte, do dilte sepse produksioni ashtu e kishte organizuar lojën. Derisa Arbana i kërkoi një sqarim dhe ?ujrat? u qetësuan. Monika u qetësua dhe loja vazhdoi deri më sot. Po çfarë di Monika për produksionin?/Preferenca.al

Lajmet e fundit nga