LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri: Në PD s'ka nevojë të legalizohet hashashi se të gjithë janë halucinantë

25 Janar 2022, 17:22, Politikë CNA
Kulluri: Në PD s'ka nevojë të legalizohet hashashi se

Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri, duke komentuar zgjedhjet  e pjesshme vendore, është shprehur se PD-ja nuk ka asnjë shans që të marrë asnjë bashki me 6 mars.

Sipas tij, shanset janë shumë të pakta edhe në rast se do të ketë një bashkim me Komisionit të Rithemelimit dhe LSI.

Kulluri tha se në të dyja kampet e PD-së është shumë e paqartë dhe kaotike mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Të dyja palët nuk kanë asnjë shans që të marrin asnjë bashki, as Shkodrën, edhe nëse bashkë me grupin e Rithemelimit do të dalin me një kandidaturë, kaos total që nuk prodhon asnjë. Mundësi të ulët nëse bashkohet Berisha dhe LSI, Basha dhe Berisha, e dimë që dhe kur ishin bashkë nuk i fituan zgjedhjet, humbëm zgjedhjet në Dibër, që është bastion i djathtë. Përzgjedhja e kandidaturave është i paqartë siç ndodh me Bashën, për Komisionin e Rithemelimit flitet për primare, por nuk shoh që po bëhet një punë konkrete, se kur je i ndarë dhe humbës, besimi në elektoral bie, është luftë për vendin e dytë, të dyja palët mohojnë njëra tjetrën, PD ka ulje ngrite ku mungon përfaqësimi. Opozita nuk fiton zgjedhjet, mund të ketë një teori që të fitohet Shkodra, po shumë të pakta”, tha Kulluri.  

Kulluri thotë se zgjedhjet e 6 marsit do të tregojnë se Lulzim Basha është pakicë në Partinë Demokratike. Si një njeri që e njeh shumë mirë Bashën, ai e thotë me bindje se PD-ja nën drejtimin e tij do të gjejë sërish justifikime për të mos pranuar humbjen në këto zgjedhje, e këtë e thotë edhe më batutë tragjikomike siç ai vetë e cilësoi.

“Këto zgjedhje do të tregojnë që Basha është pakicë në parti, vajta 46 vjeç dhe njeri si Basha nuk kam njohur, që gënjen dhe vetën tij, ajo që është e qartë është se Basha është pakicë në PD, që do sqarojë çdo lloj marrëzie dhe se unë do të vazhdojë luftën time, ajo që janë pas atij, flasin në kushtet e marrëzisë politike, në PD nuk ka nevojë që të legalizohet hashashi se janë alucinantë, pjesa tjetër janë bashkëfajtor”, tha Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga