web counter

E fundit!

Kukësi merr edhe ish-futbollistin e Skënderbeut

25 Janar 2022, 08:21, Sport CNA
Kukësi merr edhe ish-futbollistin e Skënderbeut

Pritet që të shkojë në katër numri i lojtarëve të afruar te Kukësi në këtë merkato janari, pasi edhe ish-lojtari i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi, mund të konsiderohet një lojtar i verilindorëve.

21-vjeçari do të vijë në formën e huazimit te kuksianët nga ekipi kroat i NK Varazdin, për shkak edhe të mungesës së hapësirave në këtë skuadër.

Mbrojtësi i Shpresave pritet të konsolidojë akoma edhe më shumë repartin e prapavijës te Kukësi dhe më në fund Longo të mos jetë më i detyruar të bëjë eksperimente dhe lëvizje lojtarësh sa herë i mungon një lojtar.

Pritet që ky të jetë edhe afrimi i fundit dhe Kukësi t’i mbyllë një herë e mirë edhe hesapet me merkaton e janarit.

Lajmet e fundit nga