web counter

E fundit!

Kapiteni i Liverpul i zemëruar, një tifoz i “vjedh” fanellën që po i jepej një tjetër tifozeje

25 Janar 2022, 08:41, Sport CNA
Kapiteni i Liverpul i zemëruar, një tifoz i “vjedh”

Liverpul arriti një fitore 3-1 në fushën e Kristal Palas të dielën, e cila e ndihmoi atë t’i mbante gjallë shpresat për titull. Por kapitenit Henderson, i ndodhi një ngjarje e pakëndshme pas fundit të takimit.

Mesfushori shkoi drejt tifozëve të tij dhe hoqi fanellën, të cilën do t’ia jepte një gruaje që ndodhej mes tyre. Por papritur një tjetër fans me fëmijën e tij mbi supe e kapi fanellën përpara gruas dhe më pas u largua me vrap.

Në përpjekjen për t’u larguar më shumë, fëmija i ra nga supet. Henderson u mundua ta ngushëllonte gruan në fjalë dhe i mori një tjetër fanellë dhe ja dha asaj.

Lajmet e fundit nga