Iliri apo Arjola?/ Paloma zbulon kush dëshiron të fitojë BB VIP

25 Janar 2022, 12:19, Lifestyle CNA
Iliri apo Arjola?/ Paloma zbulon kush dëshiron të fitojë BB VIP

Gazetarja e njohur, Paloma, edhe pse është një nga banoret e para që ka dalë nga ?Big Brother VIP?, ajo herë pas here komenton ngjarjet më pikante nga reality show.

Madje ish-banorja as nuk ngurron që të komentojë BB VIP së bashku me ndjekësit e saj në ?Instagram?.

Ditën e djeshme, Paloma ka bërë një bashkëbisedim me fansat, të cilët kanë dëshirë që të dinë mendimet e saj rreth banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

?Midis Arjolës dhe Ilirit kush dëshiron që të jetë fituesi?, e ka pyetur një ndjekës Palomën. Kjo e fundit ka zbuluar se kush dëshiron që ta fitojë për sakrificën dhe kush dëshiron që ta fitojë për investimin.

?Me shpirt Arjola për sakrificën. Por për investimin psikologjik, Iliri?, është përgjigjur shkurt gazetarja e njohur./Shqip

 

Lajmet e fundit nga