LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen tre persona në Durrës/ Policia jep detajet

25 Janar 2022, 14:44, Kronika CNA
Arrestohen tre persona në Durrës/ Policia jep detajet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Përmes një njoftimi për media, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.D 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

I. F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

V. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga