web counter

E fundit!

Tirana nuk di të ndalet, fiton derbin me Dinamon dhe vazhdon kryesimin

24 Janar 2022, 20:40, Sport CNA
Tirana nuk di të ndalet, fiton derbin me Dinamon dhe vazhdon kryesimin

Tirana ka fituar një tjetër derbi të kryeqytetit, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Dinamon në ”Air Albania”. Ekipi I Shehit ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi vazhdon të ruajë distancën prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt në klasifikim.

Pjesa e parë e sfidës dhuroi pak raste për t’u shënuar, me skuadrat që menduan më shumë që të evitonin rreziqet para portave të tyre.

Në pjesën e dytë ritmi u rrit, me më shumë raste e emocione, ndërsa diferencën e bëri vetëm goli i Xhixhës, i cili u shfaq para SImonit dhe ndëshkoi për herë të parë djaloshin që mbron katërkëndorin e bluve në këtë kampionat.

Dinamo u mundua të barazonte rezultatin, por nuk ia doli, duke iu kthyer përsëri humbjeve në kampionat dhe duke ndjerë përsëri trysninë e skuadrave që e ndjekin.

Lajmet e fundit nga