Si mund të ndalohet turravrapi i Vladimir Putinit drejt Ukrainës

24 Janar 2022, 08:59, Blog CNA
Si mund të ndalohet turravrapi i Vladimir Putinit drejt Ukrainës

 Nga Walter Russell Mead ?Wall Street Journal?

Ndërsa kriza ukrainase vijon të përshkallëzohet, ekziston vetëm një opsion që do ta ndalonte një pushtim rus. Dhe është ai për të cilin të gjithë lojtarët seriozë në Uashington thonë se është ende jashtë tryezës së diskutimeve:dërgimi i një force amerikane dhe të koalicionit të aleatëve për të mbrojtur Ukrainën.

Vladimir Putin nuk është gati për luftë me SHBA-në. Loja e tij aktuale bazohet në bindjen se Amerika nuk është dhe aq e përkushtuar ndaj Ukrainës, sa ta mbrojë atë duke përdorur ushtrinë. Historia mund ta shohë këtë si një ezaurim nervor të barabartë me sjelljen ndaj Gjermanisë naziste gjatë viteve 1930.

Britania dhe Franca mendonin se lufta ishte e paimagjinueshme derisa kjo u bë e pashmangshme. Teksa opsioni i dërgimit të trupave është jashtë tryezës, administrata Bajden shpreson që t?i shkaktojë dëme ekonomike dhe politike (deri në armatosjen e kryengritësve ukrainas) mjaftueshëm të rënda për ta paralajmëruar Vladimir Putin të heqë dorë nga pushtimi i Ukrainës.

?Shpresa? është termi më i përdorur këto kohë. Në Uashington, ku përpjekja për të gjetur se cilat janë synimet e Putinit, është bërë ?sporti? më i preferuar, por zyrtarë të administratës dyshojnë nëse do të funksionojë kjo qasje. Skenari më i keq,në të cilin Rusia pushton pjesën më të madhe të Ukrainës, dhe Perëndimi vendos sanksione që nuk arrijnë të prapësojnë trupat ruse, duket i mundshëm.

Sidomos aleatët e Amerikës nëIndo-Paqësor po e shohin me tmerr këtë situatë. Kjo pasi një pushtim rus do të ekspozonte themelet e brishta të rendit botëror aktual, dhe do ta inkurajonte Kinën dhe Korenë e Veriut të shqyrtonin pikat e dobëta që duhen goditur në të ardhmen.

Dhe nëse Amerika i kundërpërgjigjet agresionit rus duke përdorur forcat e NATO-s,dhe duke u përfshirë në një luftë të gjatë me Moskën, çfarë do të bëhet me fokusin e SHBA-së në Paqësor?

Kur diskutohet mbi kërcënimet, demokratët dhe republikanët në SHBA priren që të mbivlerësojnë efektin e sanksioneve ekonomike, dhe të nënvlerësojnë koston e tyre. Evropa varet aq shumë nga nafta dhe gazi rus, saqë sanksionet janë domosdoshmërisht të kufizuara në ndikimin që mund të kenë.

Edhe vende shumë të vogla e të varfra si Kuba dhe Koreja e Veriut, nuk janë të dëmtuara aq shumë nga sanksione shumë të rënda, aq sa ka të ngjarë të përballet Rusia në çdo rast. Lidhjet formale të mbrojtjes që bashkojnë Suedinë, Finlandën dhe SHBA-në me një angazhim për të mbrojtur shtetet baltike, ose rivendosja e marrëdhënieve të ngushta të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Turqisë (e cila i ka shitur Ukrainës dronë, dhe ka shumë frikë nga një Rusi e ringjallur), do t?i bënin më shumë përshtypje Putinit.

Përtej kësaj, presidenti Bajden duhet të bëjë më shumë për të rikthyer besueshmërinë e SHBA-së,në vend se të deklarojë se ?Amerika është rikthyer në skenën globale!?. Putin beson se polarizimi në Amerikë, të cilin ai e ka stimuluar me çdo lloj mjeti, është aq i madh saqë politika jonë e jashtme është e destinuar të jetë e çrregullt, që ndryshon pas çdo palë zgjedhjesh presidenciale, dhe që është e paefektshme pasi mosmarrëveshjet tona të brendshme na lënë shumë pak energji apo kapital politik për t?u marrë me çështjet e jashtme.

Ndërsa po rriteshin tensionet me Rusinë, Xho Bajden shkoi në Atlanta për të mbajtur fjalimin më përçarës të presidencës së tij, duke konfirmuar idetë shpërfillëse të presidentit rus për paralizën amerikane në momentin më të keq të mundshëm.

Për të mbrojtur paqen jashtë vendit, presidenti Bajden duhet të vendosë paqe brenda SHBA-së. Rezistenca ndaj Rusisë bën bashkë senatorët progresistë dhe ata konservatorë. Një delegacion dypartiak i Senatit mbërriti në Kiev gjatë fundjavës.

Administrata Bajden mund dhe duhet të zhvillojë një politikë të Rusisë me mbështetje dypartiake dhe ta vërë në pah këtë unitet. Po ashtu presidenti duhet të përdorë të gjitha mjetet e konsiderueshme që ka në dispozicion, për ta edukuar popullin amerikan mbi botën e re dhe të rrezikshme ku ne jetojmë.

Midis Kinës dhe Rusisë, Amerika përballet me kundërshtarë po aq të fuqishëm dhe të pamëshirshëm sa ata në Luftën e Ftohtë. Është misioni i presidentit Bajden që ta përcjellë këtë mesazh. Së fundmi, ai duhet të hapë një kanal efektiv diplomatik për të eksploruar nundësitë që ka përpara.

Putin nuk e ka gabim kur mendon se Uashingtoni dhe Moska kanë nevojë për një marrëdhënie që e pranon fuqinë e re të Rusisë. Dhe diskutimet mes njerëzve të lartë nga të dyja palët, ka të ngjarë të jenë më efektive sesa takimet e nivelit më të lartë.

Këta hapa mund të përmirësojnë shanset për një rezultat më të mirë në Ukrainë dhe ta pozicionojnë më mirë SHBA-në nëse dështon strategjia e parandalimit.

Por vendimi përfundimtar është jashtë mundësive tona. Politikë-bërësit amerikanë duhet të rilexojnë Xhorxhi Kenanin e tyre. ?Telegrami i Gjatë? i vitit 1946 na ofron një shembull analitik që shpjegon arsyen pse marrëdhëniet SHBA-Rusi janë kaq të paqëndrueshme, pse kanë dështuar tentativat për rivendosjen e raporteve me Putinin, dhe mbi mënyrën më të mirë për të menaxhuar një marrëdhënie të rëndësishme e cila nuk do të jetë kurrë e lehtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga