LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Sherri për mbarështimin e dhive’/ Zbardhet dëshmia e Fetah Marrës pas krimit makabër në Kuçovë

24 Janar 2022, 15:31, Kronika CNA
‘Sherri për mbarështimin e dhive’/ Zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e Fetah Marrës, i cili mbyti fqinjen e tij, 63-vjeçaren Fatime Suli pak ditë më parë në Kuçovë.

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij nga mbarështimi i bagëtive dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).

?Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t?ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon?-, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici vrasësi Fetah Marra.

Burime brenda DVP Berat konfirmojnë se përveç Marrës, në polici u shoqëruan atë natë edhe 4 barinj të tjerë, dy prej të cilëve kishin dëshmuar se e kishin parë Marrën duke ikur me vrap dhe i trembur përmes tokave, por asnjë prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar në momentin e konfliktit mes autorit dhe viktimës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se vrasësi Fetah Marra ka deklaruar në polici, në lidhje me statusin e tij, se ka qenë 4 herë i martuar me celebrim dhe gratë e kishin divorcuar sepse kur pinte raki ushtronte dhunë mbi to.

 

Lajmet e fundit nga