Mosha, bakteret dhe gjenetika/ Faktorët që shmangin humbjen e jetës nga Covid-19

24 Janar 2022, 09:22, Blog CNA
Mosha, bakteret dhe gjenetika/ Faktorët që shmangin humbjen e

Nga Federico Giuliani ?Il Giornale?

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe deri më sot, e gjithë Evropa ka pasur mbi 1.5 milionë të vdekur, ndërsa Azia me një popullsi mbi 10 herë më të madhe, ka numëruar thuajse 1.3 milionë viktima, ndërsa Afrika, e përbërë kryesisht nga vende me të ardhura të ulëta dhe pa sisteme shëndetësore të zhvilluara, vetëm 234 mijë të vdekur?

Këtu mund të përfshihen misteret e gjenetikës, të kombinuara me tiparet lokale, si ndërhyrjet e qeverisë pak a shumë efektive në frenimin e përhapjes së virusit, faktorët demografikë dhe ndoshta veprimet e barnave të mëparshme të marra gjatë viteve të kaluara.

E sigurt është se çdo person i infektuar me Sars-CoV-2 përfaqëson një histori më vete. Ka nga ata që pasi janë infektuar nga virusi, e shohin veten duke u përballur me forma të rënda të Covid-it, të tjerë që përfundojnë në terapi intensive, ata që humbasin jetën, dhe ata që çuditërisht janë pozitivë por asimptomatikë.

Dhe krahas njerëzve që rezultojnë brenda një jave negativë ndaj Covid-19, shohim edhe individë që janë të detyruar t?i nënshtrohen karantinave të gjata dhe rraskapitëse. Mjafton t?i hidhni një sy buletineve të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kuptuar se Covid-19 nuk ka krijuar të njëjtin dëm në çdo rajon të botës.

Për shembull,në Japoninë e banuar nga 127 milionë njerëz dhe me një dendësi prej gati 340.8 banorësh për kilometër katror, ??ka më pak se 18.500 viktima gjithsej. Në Nigeri, vend i banuar nga më shumë se 210 milionë banorë dhe një dendësi popullsie prej 226 banorësh për kilometër katror, ??janë regjistruar më pak se 3100 të vdekur.

Ndërkohë në Itali dhe Francë ka pasur deri tani përkatësisht 140 mijë dhe 126 mijë të vdekur. Moria e gabimeve teknike jo të papërfillshme në këto buletine, e bën të vështirë të thuhen me siguri se cilat janë arsyet e dallimeve të tilla. Gjithsesi, është e mundur të listohen disa hipoteza, bazuar në literaturën shkencore në rritje që është publikuar gjatë 2 viteve të fundit.

Një studim nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Nagojas në Japoni, spekulon se prania e madhe e një bakteri të zorrëve në organizmat e qytetarëve japonezë, luajti një rol kyç në mbajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë nga Sars-CoV-2 në Azi dhe Evropën Veriore. Studimi i botuar në revistën ?PLOS One?, sugjeron se Collinsella, një bakter i zorrëve, mund të zbusë përkeqësimin e rasteve me Covid-19, dhe për këtë arsye të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë.

Shkencëtarët ekzaminuan florën intestinale të 953 qytetarëve të shëndetshëm nga 10 vende (Koreja e Jugut, Japonia, Finlanda, Kanadaja, Gjermania, Meksika, Shtetet e Bashkuara, Britania, Italia dhe Belgjika) duke marrë të dhëna nga bazat e të dhënave publike.

Më vonë ata analizuan marrëdhënien midis baktereve nëz orrën e tyre dhe shkallës së vdekshmërisë së shkaktuar nga Covid-19 në shtetet e tyre përkatëse, duke arritur në një përfundim befasues. U pa se kishte një korrelacion negativ midis Collinsella dhe numrit të të vdekurve nga Covid, dhe kjo mund t?i atribuohet aftësisë së baktereve të lartpërmendura për të prodhuar ursodeoksikolat, që u zbulua se pengonte lidhjen midis virusit dhe enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), përkatësisht pika kryesore e hyrjes në qelizat e njeriut për disa koronaviruse.

Pra edhe në terma më pak teknikë, ky bakter do të ishte në gjendje të shkatërronte lidhjen e koronavirusit me receptorët e qelizave njerëzore. Duke punuar me të dhënat e mbledhura deri në shkurtin e vitit 2021, studiuesit zbuluan se Koreja e Jugut, Japonia dhe Finlanda kanë më shumë njerëz me bakterin Collinsella, dhe për rrjedhojë një shkallë më e ulët të vdekshmërisë nga Covid-19 që varion nga 34 në 61 për qind.

Ndërkohë Meksika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Belgjika, që kanë vetëm 4 deri në 18 për qind të popullsisë me Collinsella, kanë shfaqur norma më të larta vdekshmërie.?Ne nuk pretendojmë se vetëm bakteret e zorrëve mund të luftojnë

Covid-19. Qëllimi i këtij studimi ishte të gjenim të paktën një aspekt që lidhet me faktorin X, në mënyrë që të studiohen kundërmasat e mundshme?- deklaroi studiuesi Masaki Hirajama, profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Nagoja.

Pra shumë ekspertë besojnë se një ose më shumë faktorë misterioz mund të jenë arsyeja e niveleve të ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19 në këto rajone dhe vende. Dallimet gjenetike dhe imunologjike, si dhe marrja e vaksinës BCG në fëmijërinë e hershme për t?u mbrojtur nga tuberkulozi, janë përmendur shpesh si arsye të mundshme.

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Riken, kanë hedhur hipotezën se shumica e japonezëve kanë një komponent të trashëguar të sistemit imunitar, që vret në mënyrë më efektive koronaviruse të ndryshëm, përfshirë ato që shkaktojnë Covid-19.

Një shpjegim i shkurtër:antitrupat tanë natyrorë, janë linja e parë në mbrojtjen e organizmit tonë kundër patogjenëve. Por kur një virus hyn në trup, në lojë hyn një mekanizëm tjetër mbrojtës, pra një përgjigje e fortë imune e drejtuar nga të ashtuquajturat qeliza T brenda qelizave të bardha të gjakut, të cilat lidhen me to dhe i vrasin qelizat e infektuara.

Pra çelësi për parandalimin e rasteve të rënda të Covid-19 janë qelizat T të aktivizuara, dhe këtu hyn në lojë antigjeni i leukociteve njerëzore (HLA). Ky grup kompleks gjenesh, i ndihmon qelizat T të identifikojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato.

Një trup i njeriut përmban dhjetëra mijëra HLA, dhe çdo individ ka lloje të shumta të HLA, të cilat janë të trashëguara gjenetikisht. Dhe duket se molekula HLA-A24, e cila do të luante një rol kyç në atë që sapo u tha, gjendet tek rreth 60 për qind e japonezëve, por vetëm tek 10-20 për qind e njerëzve të vendosur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, ekziston edhe një studim in vitro nga Universiteti Mjekësor i Prefekturës së Kiotos që tregoi se si përbërësit në çajin jeshil – të njohura si katekina – ishin në gjendje të reduktonin ndjeshëm infektivitetin e koronavirusit.

Faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh mbi vdekshmërinë nga Covid-19, janë mosha e pacientëve dhe problemet e tyre të mundshme shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin, pirjen e duhanit dhe një histori të infeksioneve të frymëmarrjes.

Duke folur për moshën, është interesante të shihet se çfarë ndodhi në Afrikën Sub-Sahariane, dhe pse Italia ka 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda vetëm 7 për 100 mijë banorë, ndërsa Nigeria 2. Pse një diferencë kaq e madhe?

Shkencëtarët besojnë se mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, i ka frenuar efektet më të rënda të Covid-19. Pastaj ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm:disa shkencëtarë thonë se vendet më të ekspozuara ndaj malaries mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2. Ndërsa pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, shkenca nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdojë kërkimin për faktorët X.

Përkthyer dhe përshtatir nga CNA.al

Lajmet e fundit nga