LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Monstër vulgariteti, me gjuhë alabaku”/ Ish presidenti "masakron" Veliajn pas publikimit të audios

24 Janar 2022, 12:29, Aktualitet CNA
“Monstër vulgariteti, me gjuhë alabaku”/ Ish presidenti

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit të audios, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, përdor një gjuhë skandaloze, duke bërë presion ndaj FSHF për të ndaluar rikandidimin e Armando Dukës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani e cilëson këtë si një krim të rëndë përveçse një skandal kombëtar.

Presidenti shkruan se në rast se, nuk reagon drejtësia edhe për këtë ngjarje, do të thotë që shteti shqiptar ka mbaruar .

Rregjistrimi audio i bërë publik në media ku Kryetari i Bashkisë Tiranë përfshin pushtetin, shantazhon botën e sportit, fyen me gjuhë alabaku dhe komandon drejtësinë ndaj gjithkujt që nuk i bindet, nuk është një skandal kombëtar por një krim i rëndë.

Nëse ajo që ka mbetur nga drejtësia nuk vepron as në këtë rast mbi këtë monstër të vulgaritetit, gjithshka ka mbaruar dhe shteti shqiptar nuk mund të quhet se ekziston më.

Banditët do mbretërojnë, pas kësaj !“, shkruan ish presidenti./A.E- CNA.al

Skandali, FSHF zbardh audion ku Erion Veliaj flet me gjuhën e rrugës

Lajmet e fundit nga