LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me kë do bënte koalicion nëse do ishte kryetar i LSI?/ Meta jep përgjigjen

24 Janar 2022, 20:38, Politikë CNA
Me kë do bënte koalicion nëse do ishte kryetar i LSI?/ Meta jep

Presidenti Ilir Meta ka folur për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë e vendit.

I pyetur nga gazetarja se me kë parti do bënte LSI koalicion nëse ai do ishte në krye të kësaj force, Meta tha se nuk është politikan që flem me sikur, duke theksuar se nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë për të mos u futut në debate.

?Nuk më pëlqen të hyjë në debate. Nuk jam një politikan apo njeri që vepron me sikur. Me popullin e 2 marsit që është më dinjitozi. Po flasim për popullin e 2 marsit që e kupton sa i rëndësishëm është Kushtetuta, sovranitetit dhe me shumë dinjitet. 25 prilli ka qenë një ndeshje e trukuar, e shitur si ndeshjte e futbollit.

Nëse largohesh nga parlamenti pa u justifikuar, nëse fal gjithë pushtetin vendore, bojkoton reformën në drejtësi dhe i jep mundësi të kontrolloj gjithë sistemin dhe i jep mundësi të shkarkojë edhe presidentin.

Veprimet aventureske e kanë minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe kanë ndihmuar fuqizimin e oligarkëve?, tha Meta./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga