LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanabisi për përdorim mjekësor/ Jaka: Çdo gjë e legalizuar minimizon krimin

24 Janar 2022, 20:58, Aktualitet CNA
Kanabisi për përdorim mjekësor/ Jaka: Çdo gjë e

Legalizimi i kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor do të minimizonte veprimtarinë kriminale të lidhur me të, sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka.

Në emisionin Now, Jaka tha se kjo është iniciativë e hedhur që para 12 vjetësh të cilën edhe ai vetë e ka mbështetur.

?Çdo gjë e legalizuar e minimizon krimin, çdo gjë e ndaluar krijon instrumentin e kriminalizuar të kësaj shoqërie. Çmimet janë të pakontrolluar dhe kostot të jashtëzakonshme. Sepse një kriminel për të funksionuar në sistemin e kontrabandës është i detyruat të mbajë gjithë sistemin që e pengon, përfshirë policinë dhe kostoja e këtij produkti tek konsumatori shkon në mënyrë të paimagjinueshme?, tha Jaka.

Sipas tij, çdo nismë me përfitim ekonomik duhet mbështetur, po mënyra më e mirë për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje është referendumi kombëtar si i vetmi instrument kushtetues.

?Nuk është kaq e thjeshtë të bësh ferma. Gjithë problemi është profesional, mund të bësh një fermë, por s?të del vaji i duhur për produktin dhe nuk e shet dot. Kjo është pjesa që do një analizë. Qeveria duhet të marrë edhe masa të mos ketë dështime. Një vend në proces zhvillimi s?mund të funksionojë pa ministrinë e sipërmarrjes private për të kryqëzuar të dhënat nëse ka kosto benefit apo jo. Për të vepruar e më tej shkohet tek qytetari. Ka vetëm një instrument; referendumi ku merret vullneti i qytetarëve të një vendi?, tha Jaka./Euronews

 

Lajmet e fundit nga