Donald Veshaj kërkon të dalë nga shtëpia/ Big Brother bën lëvizjen e papritur

24 Janar 2022, 21:11, Lifestyle CNA
Donald Veshaj kërkon të dalë nga shtëpia/ Big Brother

Aktori Donald Veshaj është një nga emrat që përflitet si konkurrenti që synon çmimin e madh në Big Brother Vip.

Gjatë qëndrimit prej më shumë se tre muaj, Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes sa i takon historisë së dashurisë me moderatoren Bora Zemani si dhe nisjen e një tjetër historie brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit e përfundoi rrugëtimin e saj të premte, ku publiku vendosi ta nxjerrë jashtë shtëpisë dhe kjo situatë duket se ka mërzitur dhe Donaldin, i cili ende se ka marrë veten dhe është ndjerë këto dy ditë keq dhe ?i vetmuar?, pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t?i qëndruar pranë.

Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e ?Big Brother VIP? dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur nga ?Vëllai i Madh? në dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai ka shfaqur disa probleme me shëndetin e tij./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga