LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ua nxij jetën me SPAK”/ Thirrja e fortë: Veliaj duhet arrestuar

24 Janar 2022, 12:41, Politikë CNA
“Do ua nxij jetën me SPAK”/ Thirrja e fortë: Veliaj duhet

Pas publikimit të audios tronditëse, ku kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj shantazhon zgjedhjet ne FSHF, ka reaguar edhe deputeti demokrat, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se nëse do kishte drejtësi në këtë vend, Erion Veliaj duhej arrestuar.

?Pas kësaj, nëse do të kishte drejtësi në këtë vend, velina e Bashkisë duhej arrestuar në vend! Po për fat të keq, sic e pohon velina, drejtësia me gjithë SPAK, është vënë në shërbim të tij dhe pushtetit, madje ai mburret se SPAK mund ta sulë tek kundershtarët si të jetë qeni i tij i sulmit!?-shkruan Paloka.

Kujtojmë këtu se në një audi-përgjim, të publikuar sot nga FSHF, Erion Veliaj ndër të tjera shprehet se ?Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shu?.  Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time.  Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll?./CNA.al

Skandali, FSHF zbardh audion ku Erion Veliaj flet me gjuhën e rrugës

Lajmet e fundit nga