LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e pjesshme/ Korreshi tregon mënyrën, si mund të dalë PD fituese

23 Janar 2022, 15:18, Politikë CNA
Zgjedhjet e pjesshme/ Korreshi tregon mënyrën, si mund të

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.

Ai deklaroi se e vetmja mundësi për ti fituar ato është që PD të bashkohet me një kandidat të vetëm.

?Ne duhet ti fitojmë këto zgjedhje dhe këto fitohen nëse ato janë të bashkuar, do kishim shanse reale për ti fituar këto zgjedhje. Lushnja i fiton zgjedhjet si bashki nga PD. Këtu nënkuptoj të gjithë demokratët të cilët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe duhet të kandidojmë me një sigël ne jemi partia demokratike dhe jemi demokratë nuk mund të kandidojmë brenda vetvetes sonë me dy kandidatë të ndryshëm, do vinim në siklet shumë shok e miq që i kemi pasur përkrah.

Duhet ti japim mesazhin e parë qeverisë se ne i fitojmë zgjedhjet dhe kjo vetëm duke qenë të bashkuar.

Kjo qeveri përdor të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për të fituar zgjedhjet, në këtë raste do gabonim nëse nuk garojmë të bashkuar. Nëse ne nuk bindim njeri-tjetrin, nëse jemi të përçarë poshtë është e kotë të bëjmë një kërkesë për më lart. Nëse vendosim me njeri tjetrin për një kandidat të përbashkët i fitojmë zgjedhjet.

Kjo nuk është një test, ne duhet ti tregojmë Ramës që fitojmë dhe se ka ardhur koha që ai të largohet. Nuk jam për teste brenda partisë sepse ky do të ishte turpi i demokratëve të mos gjejmë dakordësi sepse s?mund të flasin 30 veta për 17 mijë demokratë.

Nuk jemi për teste por për të fituar bashkinë e Lushnjës dhe jo se kush i ka votat Basha apo Berisha.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga