Zgjedhjet e brendshme në PD/ Spaho zbardh lëvizjet

23 Janar 2022, 13:21, Politikë CNA
Zgjedhjet e brendshme në PD/ Spaho zbardh lëvizjet

Deputeti i PD-së Etmond Spaho ka njoftuar se është takuar  me kryetarët e grupseksioneve Maliq, Vashtemi, Libonik, Rrembec, Pirg dhe sekretarin e

Degës së PD Maliq me të cilët ka analizuar punën dyjavore të bërë për zgjedhjet në këtë Degë.

?Në grupseksionin Pojan nga 9 seksione janë kryer zgjedhjet në 5 seksione.

 Në grupseksionin Vreshtas nga 12 seksione janë kryer zgjedhjet në 6 seksione.

 Në grupseksionin Pirg nga 12 seksione janë kryer zgjedhjet në 9 seksione.

 Në grupseksionin Vashtemi nga 9 seksione janë kryer zgjedhjet në të 9 seksionet.

 Në grupseksionin Libonik nga 8 seksione janë kryer zgjedhjet në 3 seksione.

 Në grupseksionin Rrembec nga 6 seksione janë kryer zgjedhjet në 4 seksione.

 Në grupseksionin Zvezde nga 6 seksione janë kryer zgjedhjet në 3 seksione.

 Në grupseksionin Maliq qytet nga 7 seksione janë kryer zgjedhjet në të 7 seksionet?, njofton Spaho në rrjete sociale.

Më tej ai shkruan se në ditët në vazhdim do punohet për seksionet e papërfunduara si dhe dy zonat e thella Lozhan dhe Moglicë./CNA.al

Lajmet e fundit nga