web counter

E fundit!

VIDEO/ Shkurtaj futet nga stoli dhe shtang Skënderbeun, korçarët zhgënjejnë ndaj Kukësit në "Loro Boriçi"

23 Janar 2022, 17:49, Sport CNA
VIDEO/ Shkurtaj futet nga stoli dhe shtang Skënderbeun,

Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit. Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0  në favor të kuksianëve.

Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

Mbyllet takimi! 

90+’ Zëvendësim te Kukësi, largohet Edi Basha, në lojë Batihri.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Xhika bën heroin dhe i mohon golin e barazimit Skënderbeut pas devijimit të Nikajt.

87′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë shumë pranë portës.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Pusi.

78′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Vasil Shkurtaj shënon me prekjen e parë të topit! Rikthim ëndrrash për sulmuesin! Asist fantastik i Gjelbërim Taipit, teksa Shkurtaj nuk fal duke e dërguar topin poshtë këmbëve të Rexhepit. 

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, në vendin e tij Vasil Shkurtaj!

Lajmet e fundit nga