LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

23 Janar 2022, 10:04, Politikë CNA
Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t?u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ?ngrirjen? e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.

Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së.

Risjellim në vëmendjen procesin zgjedhor në Korçë , Maliq dhe jo vetëm, ku janë konstatuar vota fiktive.

Pasi pjesëmarrja ka qenë e ulët, ndërsa numri i votave në kuti ka qenë më i madh.

Kujtojmë se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për Edit Harxhin dhe 22  vota për Fatbardh Kadillin.

Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin.

Dhe pjesëmarrja në votim u raportua më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, por duke parsur parasysh shtrirjen gjeografike me komunat e shpërndara, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar nuk do të zbresë në Maliq për të votuar  Lulin në Maliq, ndryshe në Korçë, ku mundëistë janë më të shumta.

Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë. I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë.

Një ditë më parë anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar se janë manipuluar votat për të ardhur Basha në krye të PD-së.

?Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja?, tha ai /CNA.al

Lajmet e fundit nga