LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Dardha e “veshur” me të bardha/ Rama publikon pamje spektakolare nga fshati turistik

23 Janar 2022, 08:18, Aktualitet CNA
Video-Dardha e “veshur” me të bardha/ Rama publikon pamje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën mëngjesin e sotëm me një video spektakolare nga fshati turistik i Dardhës.

Rama ka sjellë pamje veshur me bardhësinë e dëborës dhe dhjetra e dhjetra qytetarë që po e shijojnë, pavarësisht temperaturave të ulta.

Nën rrezet e diellit dhe e veshur në të bardha, Dardha duket e mahinitshme dhe spektakolare.

Fshati Dardhë ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar.

Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit. CNA.al

 

Lajmet e fundit nga