web counter

E fundit!

VIDEO/ Bajrami nuk ndalet, mesfushori i Kombëtares shqiptare i shënon edhe Romës

23 Janar 2022, 18:45, Sport CNA
VIDEO/ Bajrami nuk ndalet, mesfushori i Kombëtares shqiptare i shënon

Nedim Bajrami nuk ndalet së shënuar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pasi i shënoi Interit pak ditë më parë në Kupë, ka shënuar edhe sot në sfidën e kampionatit ndaj Romës.

Në minutën e 72-të, Bajrami gjuajti nga jashtë zone, ndërsa topi u devijua edhe nga një lojtar i Romës dhe përfundoi në rrjetë. Merita e madhe e mesfushorit kuqezi që rihap takimin për Empolin pasi Roma është duke fituar me rezultatin e thellë 2-4. Ky gol ishte i 6-të për Bajramin në Serie A, ndërsa ka shënuar edhe 3 të tjerë në Kupën e Italisë.

Lajmet e fundit nga