LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët shqiptarë i kushtohen programeve modern të kodimit

23 Janar 2022, 19:31, Sociale CNA
Studentët shqiptarë i kushtohen programeve modern të kodimit

Në Shqipëri po shtohen kohët e fundit Akademitë e Kodimit. Grupe të rinjsh mblidhen në qendra trajnimi te specializuara me programe 4 dhe 6 mujore, ku mësojnë të rejat më të fundit nga teknologjia dixhitale.

Një ndër to është dhe Coding Dojo inc, një nga akademitë më të mira amerikane të kodimit, që në Shqipëri vjen në bashkëpunim me shoqërinë MetaPlan.

Është mbrëmje e fundjavës, por të rinjtë e mbledhur në mjediset e BetaPlan janë mjaft të përqendruar në projektet e tyre. Metoda dhe teknikat e punës janë intensive dhe premtojnë që në katër muaj të përgatisin një programues të pavarur të nivelit junior.

Shila Shahinasi drejton një grup studentësh të moshave dhe intereave të ndryshme, por të gjithë i bashkon pasioni për teknologjinë dhe programimin.

?Në thelb ne i mësojmë studentët se sit ë mësojnë. Nuk u mësojmë thjesht teknikat dhe sintaksën e gjuhës së programimit, po u mësojmë mendësinë se si të përballen me një problem të jetës së përditshme në aspektin e kodimit? – thotë programuesja Shahinasi.

Sfidat e teknologjisë janë universale dhe ato janë ndeshur më herët edhe student të mëparshëm.

Ajo që duhet për të ecur përpara në këtë fushë është përkushtimi dhe koha që i kushton.

Të mësosh një gjuhë programimi është njëlloj si të mësosh një gjuhë të huaj.

Deri dje studentët fokusoheshin në pjesëza të vogla detyrash, ndërsa tani mësojnë se si ta zgjidhin në tërësi një problem konkret të jetës së përditshme.

?Arsyeja që erdha këtu në programin e pajton ishte sepse ky është i përditësuar, dhe doja të bëja diçka që ishte koherente. Në universitet kam mësuar bazat e programimit, që lidhen me vitet 2006-2008, por ato baza tashmë nuk janë funksionale në praktikë, sepse është e vjetër dhe nuk do të përshtatej pa një përditësim? – thotë Endi Mimini studenti i teknologjisë së informacionit në Universitetin e Tiranës.

Kurset i udhëheqin studentët drejt një profesioni të rid he drejt një etike profesionale bashkëkohore.

Që nga fillimi i kësaj nisme në BetaPlan janë rreth 70 studentë, që studiojnë gjuhë të ndryshme në teknologjitë xhava, pajton, sharp, data sajens, ndërsa mësime bëhen në klasë dhe online.

?Në shtator nisëm kursin dhe tani emi në javën e fundit. Këtu jam ndjerë shumë mirë me mësuesit e përgatitur dhe kam mësuar mjaft? – thotë Klea Çera, student e bioteknologjisë në Universitetin e Tiranës.

Studentët vlerësojnë se barriera mes asaj që mësojmë në universitet dhe detyrave që kërkohen praktikisht në punë është shumë e madhe, ndaj edhe nevoja e përditësimit është tejet e madhe.

Programi përgjithësues sjell një ndryshim të plotë në mënyrën e të menduarit të zgjiedhjeve dhe është po ashtu një plotësues i sigurtë për një ëeb development, zhvillues në faqe interneti.

?Arsyeja kryesore që zgjodha të vija në BetaPlan ishte se doja në ushtroja dhe të shtoja në praktikë njohuritë e mia minimale në këtë fushë. Arsyeja tjetër është kultura amerikane e studimit këtu në BetaPlan, që e gjejmë të zbatuar këtu në kurikulën e BetaPlan-it? – thotë Angela Shegani, studente e teknologjisë së informacionit në Universitetin e Tiranës.

Në mars 2021 BE nxori agjendën digjitale për dhjetëvjecarin, ku kërkon që Europa duhet të ketë 20 milionë profesionistë deri në 2030.

?Në çdo një mijë banorë duhet të ketë 33 profesionistë të shkencave kompjuterike, gjë që do të thotë se programimin duhet ta mësojnë të gjitha profesionet. Kemi fatin që kemi ndërtuar një partneritet me akademinë amerikane Coding Dojo inc., një ndër 10 më të mirat në Amerikë, e cila ka ardhur këtu në Shqipëri me një partneritet vendas me parimin më të rëndësishëm të SHBA-ve, që bizneset ndihmojnë bizneset dhe njerëzit ndihmojnë njerëzit dhe i integrojnë ato në zinxhirin ekonomik global?, – thotë Admir Malaj, një nga organizatorët e kursit të Beta Plan.

SHBA kanë sot ndër akademitë e kodimit më të mira dhe rinia shqiptare është e interesuar që të krijohen sa më shumë lidhje të tyre partnerë vendorë, të cilat mund të sjellin diferencën në edukimin e programuesve të rinj, duke zhvilluar tregun shqiptar të punës me cilësi të veçanta profesionale./voa

Lajmet e fundit nga