LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreth 36 miliardë dollarë të buxhetit, në dorë të peshkut të madh/ Hoxha jep alarmin

23 Janar 2022, 13:02, Politikë CNA
Rreth 36 miliardë dollarë të buxhetit, në dorë të

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Indrit Hoxha ka deklaruar se përveç rritjes së taksave në këto 9 vite nuk ka pasur asnjë investim të madh publik.

?Peshku i madh? Ky është vend peshkaqenësh, ka gati 9 vite që qeveris Edi Rama si kreu i ekzekutivit, sepse në vendimmarrjen politike ai ka që në 1998 si Ministër Kulture, më pas 11 vite kryetar bashkie dhe 8 kryeministër gati 22 vite.

Në këto 9 vite buxheti i Shqipërisë shkon diku tek 32-36 miliardë dollarë, por ne të gjithë jemi dëshmitarë, që përveç rritjes së taksave në këto 9 vite nuk ka pasur asnjë investim të madh publik që do mund të justifikojnë miliardat e shqiptarëve, projekti i vetëm ishte rilindja urbane nga ku Qeveria shpenzoi rreth 130 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve?, shkruan Hoxha në rrjete sociale.

Sipas tij opozita duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni parlamentar për transparencën e buxhetit të shtetit, 2013-2022 që janë gati 32-36 miliardë dollarë.

?Detyra e opozitës është reagimi dhe kjo është diçka normale. Opozita Shqiptare, por kryesisht Partia Demokratike duhet të kërkoj ngritjen e një komisioni parlamentar për transparencën e buxhetit të shtetit 2013-2022, që janë gati 32-36 miliardë dollarë.

Opozita duhet të kërkojë ardhjen e një kompanie serioze dhe prestigjioze të bëjë auditimin e buxhetit 2013-2022, krahas kësaj ti bashkëngjisë dhe raportet e KLSH 2013-2022, që tregojnë një pjese të abuzimeve të buxhetit të shqiptarëve, sepse ai buxhet nuk është i Qeverisë, por i taksapaguese shqiptarë.

Bëni dhe kërkoni auditimin dhe aty do gjeni peshkaqenin, sepse peshku i madh është shumë i vogël përpara peshkaqenit gjigant që pritet te dali nga ky auditim?, shkruan më tej Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga