web counter

E fundit!

Myslim Murrizi: Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

23 Janar 2022, 17:54, Politikë CNA
Myslim Murrizi: Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar

Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj demokratëve, të  cilët sot kanë dalë kundër kreut të KQZ Ilirjan Celibashi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Murrizi teksa kujton “Dushkun, ku u vodhën me dhunë mandatet e disa deputetëve, shprehet se Celibashi ka qenë ministër i Brendshëm dhe zbatonte urdhrat e PS.

Por ai shton se ndërsa sot anëtarë të komisionit të rithemelimit të PD dalin kundër kryetarit të KQZ, disa vite më parë e kanë votuar emrin e Celibashit përball Rusmajlit, në emër të marrëveshjes së reformës zgjedhore të 5 qershorit.

Postimi i plotë i Murrizit:

Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

Çfarëdo që të bësh në këtë jetë, e bën për veten pavarësisht se mund të kesh patur qëllim tua fusësh të tjerëve

Sot pashë që ankohet komisioni i rithemelimit të PD për kryetarin e KQZ Çelibashin dhe mu kujtua një thënie e lashtë e Burrave të mençur

ANKOHEJ PYLLI SE PO E PRISTE SËPATA, DHE PERGJIGJEN E MER NGA OSHËTIMA E MALEVE

“BISHTIN VETË JA KE VËNË”

Se sëpata bisht nga druri i pyllit kishte që priste pyllin, se pa patur bisht, sëpata të rruan opingat

Unë isha në komisionin parlamentare ku seleksionoheshin kanidatët për kryetar dhe anëtarë të KQZ

Deputeti i sotëm dhe përfaqesuesi i PD atëherë, sot në komisionin e rithemelimit Z Bylykbashi në zbatim të marrëveshjes së dhjerë të 5 qershorit mes Tij, Garz Bardhit, Tit Vasilit dhe Damian Gjiknur-Tërmetit zgjodhën mes Z Ilir Rusmaili dhe Çelibashit të Dushkut 2001, këtë të fundit

Kur mendon që për inatë sime vjerre, shkoj e fle me mullixhinë, atëherë do ngelesh me barrë dhe mullixhinj do “ pjellësh”

Z Ilir Rusmaili ishte ish ministër drejtësie dhe ish zv KM i qevërisë se PD dhe ndoshta i vetmi politikan me integritet që dha dorëheqien për një lajm shterpë të sajuar nga lufta e bërrylave brenda pushtetit të PD

Celibashi ishte ish zv ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste në vitet e revolucionit të bandave 1997-2001, pastaj kryetar i KQZ së bandave të pushtetit në zgjedhjet e vitit 2001 që realizoi Dushkun me 10 deputët, që vodhi me dhunë mandatin e Halit Shamatës në Peqin, të Ful Kalidhopullit në Gjirokastër, të Ridvan Bodes në Devoll, të Llesh Kolës në Lezhë e sa mundi sipas porosisë së Partisë Socialiste

Dhe mender PD e Lul-Bardhit të sotëm por e Lul-Bardh-Bylykbash-Palokë-Spaho-Noka-Vokshi-Berishë  etj në atë kohë, besuan më shumë Celibashin se sa  Z Ilir Rusmaili

Ehhhhh sa mirë ndjehem që kam votuar për Ilir Rusmailin

Në politikë dhe në jetë, koha është gjykatës më i mirë, bile i shkëlqyer, për qëndrimet, vendimet, veprimet, sjelljen dhe gjithçka që karakterizon jetën e shoqërisë njerëzore

Tani lëreni klithmat për atë që keni gatuar vetë të gjithë së bashku por kandidoni njerëz jo hajdut administrate, jo spiun sigurimi, jo mender demokrat pushteti e spurdhjak që lëpihen sa andej këtej, por DEMOKRAT DINJITOZ që të korigjoni sado pak të gjithë llumin që keni gatuar së bashku nga 19 shkurti 2019

Kërkoni me çdo formë të zbatohet të paktën ajo pjesë e marrëveshjes paçavure e 5 qershorit që e trumbetonit sikur të ishte BIBËL apo KURAN, që komisionerët të jenë jashtë duarve të pista të një grushti fundërrinash militantë që prej 31 vitesh kanë tjetërsuar votën e QYTETARËVE

Më datë 6 mars do ta ndjeni dhe do ta provoni e vuani në kurriz, atë që unë dhe shumë kolegë të mi ndjemë në 25 prill 2021 ku na vodhët dhe masakruat vota falë pazarit të ndyrë që kishit ju Lul-Bardhësat me Ram-Damjansat

ZOTI  TA KTHEN KUSURIN SHPEJT PER ÇDO GJE TE PADREJTE QE KE GATUAR./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga