Muriqi në listën e largimeve, klubi legjendar në Francë e do në huazim

23 Janar 2022, 11:27, Sport CNA
Muriqi në listën e largimeve, klubi legjendar në Francë e do

Vedat Muriqi nuk ka vend te Lazio. Klubi italian nuk ka mundur ta shesë dot deri më tani dhe merkato e janarit është drejt mbylljes.

Në këto kushte edhe huazimi i tij mund të merret në konsideratë, në mënyrë që të luajë dhe të rivlerësohet në treg.

Saint Etienne, klubi legjendar francez që po lufton për mbijetesë në Ligue 1, e kërkon sulmuesin në huazim.

Lazio duhet të vendosë nëse do e huazojë Muriqin, i cili në Francë do të gjente lojtarë si Arbër Zeneli, Valon Berisha e Edon Zhegrova, që luajnë po në elitë.

Vedat #Muriqi could still leave #Lazio in January: #SaintEtienne have shown interest and asked info for a loan. #transfers #ASSE

— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 23, 2022

Lajmet e fundit nga