LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani dhe Juventusi ndahen në paqe

23 Janar 2022, 21:42, Sport CNA
Milani dhe Juventusi ndahen në paqe

Kryendeshja e javës në Serie A, Milan-Juventus nuk ka dhuruar thuajse asgjë për tifozët e futbollit. Sfida ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0. Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28?, kur sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic pësoi një demtim.

Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili nuk i dha shumë lojës së Milanit. Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet. Ky barazim nuk i shkon në favor asnjërës prej skuadrave, ndonëse për të dyja është më mirë sesa një humbje.

Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Interit, me kundërshtarët që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për vendin e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të top katërshes.

Lajmet e fundit nga