web counter

E fundit!

Legalizimi i hashashit në Shqipëri/ Tritan Shehu e thotë troç, ja cili është synimi i Ramës

23 Janar 2022, 16:49, Aktualitet CNA
Legalizimi i hashashit në Shqipëri/ Tritan Shehu e thotë

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar legalizimin e mundshëm të hashashit në vendin tonë.

Sipas tij, Rama, me këtë iniciativë, dëshiron që të ligjërojë grupet kriminale.

 “Nuk jemi gati për të legalizuar hashashin. Rama do që të legalizojë grupet kriminale të trafikut të drogës. Nuk ka treg që të përdoret kanabisi mjekësor. Kanabisi sjell të ardhura nga trafiku dhe jo nga përdorimi mjekësor. Rama do të legalizojë kanabisin dhe këtu ka fitime marramendëse. Asnjë popull nuk është pasuruar nga droga dhe veprimtaria kriminale, merr Afganistanin, Iranin, Kolumbinë. Janë vende të varfëra, sepse paraja shkon vetëm tek grupet kriminale.

Në këtë mënyrë, të rinjtë do të përdorin masivisht kanabisin. Kanabisi nuk hyn te drogërat e forta, por se çon më vonë tek kokaina, tek heroina, kanabisi çon në skizofreni, sjell probleme me kriminalitetin. Të varurit nga droga e kanë nisur me kanabisin dhe më pas me drogëra më të forta”, deklaroi Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga